Në fshatin Gllamnik, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor.
Një dëshmitar i rastit që ka raportuar rastin për Gazeta Metro, duke dërguar edhe një fotografi, ka thënë se përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga ndeshja e dy mjeteve motorike, nuk ka parë ndonjë person të lënduar. /gazetametro.net