Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Xheladin Hana, para pak minutash në Prishtinë, derisa një biçiklist është goditur nga një veturë, shkruan Gazeta Metro.Â
Para pak minutash një person me biçikletë është goditur nga një veturë në Prishtinë, tek Bregu i Diellit, në pjesën që quhet banesat e bardha.
Personi në fjalë ka marrë lëndime të rënda dhe në vendin e ngjarjes ka arritur ambulanca me njësitin policor.
Metro ka tentuar të marrë detaje nga Policia e Kosovës, por që nuk ka rënë në kontakt.
Ndryshe gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente në të njëjtën rrugë.
Më poshtë keni pamje të aksidentit. /gazetametro.netÂ
Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura godet një motoçikletë: Policia jep detaje