Loading…

Aksident tragjik: Basketbollisti i njohur serb mbetet në koma, vdesin dy të tjerë

  • 14/07/2019 | 14:46

Aksident tragjik: Basketbollisti i njohur serb mbetet në koma, vdesin dy të tjerë

Basketbollisti i njohur serb, Ognjen Kuzmic, të dielën u shtrua urgjentinsht në spital, pas një aksidenti të rëndë komunikacioni në Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Basketbollisti i skuadrës serbe, Red Star, ka pësuar lëndime të rënda në këtë aksident. Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, Kuzmic ka thyer nofullën dhe ka lënduar gjoksin.

Aksidenti ishte rezultat i një përplasje me një makinë tjetër dhe Kuzmic me makinën e tij dolën jashtë rruge, teksa dy udhëtaret e automjetit tjetër mbetën të vdekur.

Ognjen Kuzmic momentalisht është në koma. Jeta e tij nuk është në rrezik, pasi që nuk raportohet për lëndime të trurit. Ish basketbollisti i Real Madridit është transferuar në spitalin e Beogradit me helikopter./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë