Loading…

Aksident tragjik në Carralevë të Shtimes: Vdesin dy fëmijë

  • 09/05/2021 | 18:59

Aksident tragjik në Carralevë të Shtimes: Vdesin dy fëmijë

Sot në orën 16:12 në Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku një automjet civilësh i udhëtarëve ka goditur dy këmbësorë, fëmijë, të lindur në vitin 2013, njofton Policia e Kosovës.


Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren dhe me të arritur në Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humb kontrollin dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes duke goditur dy këmbësorët në trotuar.

Si pasojë e aksidentit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Më pas të dy këmbësorët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit V.M. është ndaluar për 48 orë.

Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj, i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë