Loading…

Aksidentet me fatalitet, Rama: Qeveri e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin

  • 15/06/2026 | 17:57

Aksidentet me fatalitet, Rama: Qeveri e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama e ka “goditur” Qeverinë Kurti, duke e quajtur Qeveri e propagandës, e kontratave njëburimore dhe e tragjedive që mund të parandaloheshin, transmeton Gazeta Metro.


Rama në Facebook ka thënë se Kosova dje u zgjua me lajmin tragjik të humbjes së jetëve në autostradë.

Një tjetër ditë, ku qytetarët, sipas tij, paguajnë çmimin, ndërsa pushteti siç shkruan ai, vazhdon të jetojë në realitetin e propagandës së vet.

“Për vite me radhë nuk u largua dheu nga autostrada, por sot gjenden miliona euro për kontrata. Plot 4.67 milionë euro për heqjen e dheut, pasi problemi është zvarritur pafund. Kjo është fotografia më e qartë e një qeverisjeje që reagon vetëm kur është tepër vonë”, tha Rama./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë