Loading…

Aksidenti fatal që i mori jetën Laurent Krasniqit, arrestohet shoferi i automjetit

  • 03/09/2026 | 09:23

Aksidenti fatal që i mori jetën Laurent Krasniqit, arrestohet shoferi i automjetit

Një aksident me fatalitet është regjistruar mbrëmë në Llukar të Prishtinës, ku një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në një përplasje, transmeton Gazeta Metro.


Motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda si pasojë e aksidentit dhe është dërguar në Emergjencën e QKUK-së për trajtim mjekësor. Pavarësisht ndërhyrjes, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Viktima është identifikuar si Laurent Krasniqi.

“Fsh. Llukar, Prishtinë 02.09.2026 – 20:17. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete. Motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, është dërguar në emergjencë në QKUK, mjeku ka konstatuar se ai ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në lidhje me aksidentin është arrestuar edhe drejtuesi i veturës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ngjarja është raportuar rreth orës 20:17, ndërsa autoritetet po vazhdojnë punën për të përcaktuar saktësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te përplasja fatale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë