Loading…

Aksidenti në Çagllavicë, shoferi voziste veturën e vjedhur

  • 24/12/2016 | 23:24

Aksidenti në Çagllavicë, shoferi voziste veturën e vjedhur

Policia e Kosovës ka bërë me dije se pas hetimeve të kryera për aksidentin që ndodhi në Çagllavicë sot në orët e pasdites, kanë bërë verifikimin e veturës dhe personit që e voziste.


Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka thënë për televizionin publik se dyshohet se vetura që është përfshirë në vetaksident është veturë e vjedhur.

“Lidhur me aksidentin njësitet policore kanë kryer hetime intensive duke përfshirë verifikimin e veturës dhe personit/ave, ku nga verifikimet e para dyshohet se vetura e përfshirë në vetaksident është veturë e vjedhur”, ka thënë Kelani.

Ai ka treguar se njësitet policore janë duke vazhduar me hetime shtesë lidhur me rastin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë