Loading…

Aksidenti në Kroaci, nuk ulë përdorimin e autobusëve nga mërgimtarët

  • 31/07/2021 | 21:49

Aksidenti në Kroaci, nuk ulë përdorimin e autobusëve nga mërgimtarët

Mërgimtarët edhe pas aksidentit në Kroaci përdorin autobusët, madje pa panik.


Edhe pas aksidentit që ndodhi të dielën në Sllavonski Brod të Kroacisë, mërgimtarët kosovarë po vazhdojnë të udhëtojnë me autobusë.

Udhëtarët thonë së aksidente të tilla mund të ndodhin me cilin do mjet transporti. As kompanitë turistike nuk e kanë ndaluar punën dhe përkundrazi fluksi i udhëtarëve nga jashtë është rritur dukshëm.

Menaxheri i kompanisë turistike Arditi Tours, Ardit Sherifi, i cili ka rastisur ta shoh aksidentin në Kroaci beson se nuk ka asnjë linjë të autobusëve që niset për në rrugë të largëta pa qenë autobusët në rregull.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Transportuesve në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se linjat e autobusëve për në diasporë po vazhdojnë njësoj ndërsa shton se duhet të punohet në detyrimin e kompanive për respektim të ligjit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë