Loading…

Aksidenti tragjik në SHBA ku vdiq një 23 vjeçare: Burri shqiptar drejtonte mjetin në gjendje të dehur

  • 30/01/2023 | 11:50

Aksidenti tragjik në SHBA ku vdiq një 23 vjeçare: Burri shqiptar drejtonte mjetin në gjendje të dehur

Një aksident i rëndë në New York i mori jetën një 23-vjeçareje shtatzënë, me origjinë nga Shqipëria, e identifikuar si Adriana Sylmetaj.


E reja shtatzënë ka qenë duke udhëtuar në automjet me bashkëshortin e saj, Adem Nikeziç në gjendje të dehur.

Si pasojë e shpejtësisë jashtë normave të lejuara, humbi jetën bashkëshortja, Adriana Sylmetaj, e cila priste të lindte një vajzë në prill. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës. Sipas njoftimeve të mediave të huaja, bashkëshortja e tij ka dalë jashtë makinës dhe është përplasur më një mur, ndërsa makina është ndarë në tre pjesë duke lënë të plagosur 30-vjeçarin Adem Nikeziç.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se i riu akuzohet  për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur. Bashkëshorti i saj,  dërgua në Spitalin North University Staten Island pas aksidentit, ndërsa oficerët e policisë zbuluan se ai ishte nën ndikimin e alkoolit. Sipas një regjistri çifti shqiptar ishte në pritje të lindjes së një vajze më 12 prill.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë