Katër adoleshentë shqiptarë që udhëtonin me një automjet tip “Golf” në Itali janë aksidentuar si pasojë e shpejtësisë së madhe.
Një nga katër shqiptarët e aksidentuar me makinë gjatë mbrëmjes së djeshme në Rivergaro të Italisë, ka ndërruar jetë në spital.
Viktimë mbeti një 17-vjeçar me origjinë shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane. Ai ndërroi jetë disa orë pas mbërritjes në urgjencën e spitalit. Mediat italiane shkruajnë se vijon të jetë e rëndë edhe gjendja shëndetësore e tre të rinjve të tjerë shqiptarë që u përfshinë në aksidentin tragjik të mbrëmjes së 14 prillit.
Ata janë të moshës 17 dhe 19 vjeç dhe ishin të katërt në makinën Volkswagen që u përplas me një pemë anë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit në një kthesë. Makina përfundoi brenda kopshtit të një banese private.I riu që humbi jetën ishte ulur në sediljen e pasme të automjetit, së bashku me një prej miqve të tij.