Loading…

Aksidentohen dy familje kosovare në Austri, 7 të plagosur

  • 09/01/2017 | 20:02

Aksidentohen dy familje kosovare në Austri, 7 të plagosur

Dy familje kosovare, të cilët ishin nisur nga Kosova për të shkuar në vendet e tyre ku jetojnë e punojnë janë përfshirë në një aksident të ndodhur në Austri ditën e sotme.

Pasi pushimeve në Kosovë ata kanë udhëtuar për në Austri, por sot janë përplasur me një kamion në një autostradë në Salzburg.

Mediat austriake njoftojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa shtatë persona janë lënduar lehtë.

Siç shkruan Nachrichten.at, kamioni nga Austria ishte duke ndryshuar rrugën në autostradë, gjë që ka sjellë përplasjen me dy makinat e shqiptarëve.

Të shtatë anëtarët janë marrë në Spitalin e Përgjithshëm në Salzburg./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë