Loading…
Aksidentohet avioni i kancelares gjermane, Angela Merkel |PAMJE
  • 15/05/2019 | 09:01

Aksidentohet avioni i kancelares gjermane, Angela Merkel |PAMJE

Avioni i kancelares gjermane, Angela Merkel, është aksidentuar nga një furgon gjatë ditës së djeshme. Gjendja e saj është e mirë, por kjo e ka vonuar fluturimin e saj për në Berlin, transmeton Gazeta Metro.


Ka qenë një fanse e Angela Merkel, e cila kërceu nga furgoni i saj që të bënte një foto me kancelaren gjermane.

Mirëpo ajo harroi të vendoste frenat e parkimit dhe në këtë mënyrë furgoni u përplas me pjesën e përparime të avionit në pistën e aeroportit të Dortmundit.

Shoferja, që është një punonjëse e aeroportit, u entuziazmua kur pa avionin zyrtar të kancelares.

Merkel u detyrua të kthehej në Berlin me helikopter./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë