Dy të rinj kanë humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme nga një aksident rrugor në kryeqytet rreth orës 21:20.
Kejdi Halili 21 vjeç dhe Ergi Dini 22 vjeç u aksidentuan në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, pasi motori me të cilin po udhëtonin humbi drejtimin duke u rrëzuar në asfalt.
Nga rrëzimi drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri morën plagë të rënda dhe u dërguan menjëherë në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mbijetuan.
Përplasja në asfalt ka qenë fatale për Kejdi Halilin dhe Ergi Dinin, të cilët mësohet se nuk kishin as skafandër mbrojtëse duke marrë dëmtime të rënda në kokë.
Policia ka nisur hetimet, por nga të dhënat e para raportohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëviznin dy të rinjtë.