Loading…

Aksidentohet në Shqipëri autobusi me 40 turistë nga Kosova

  • 09/07/2019 | 15:05

Aksidentohet në Shqipëri autobusi me 40 turistë nga Kosova

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në auostradën Tiranë-Durrës, ku është përfshirë një autobus me turistë nga Kosova, shkruan Gazeta Metro.


Austobusi që po barte 40 udhëtarë nga Kosova, është aksidentuar në Maminas.

Siç shihet nga pamjet autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të autostradës.

Nga përplasja është dëmtuar pjesa e përparme e autobusit, e fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Ndërkohë, për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë