Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh të menza e studentëve në Prishtinë, të përfshira janë një veturë dhe një motoçikletë.
Në fotografitë të dërguara nga një lexues i Gazetës Metro shihet se aksidenti ka qenë mjaft i rëndë, e sidomos motoçikleta e cila është thuajse tërësisht e demoluar.
Drejtuesi i motoçikletës është dërguar për ndihmë mjekësorë në QKUK, mirëpo ende nuk dihet më shumë për gjendjen e tij.
Personat që kanë qenë në veturë duket se nuk kanë marrë lëndime të rënda, por vetura ka pësuar dëmtime.
Për më shumë shikoni fotografitë e dërguara në redaksinë e Gazetës Metro.