Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë realizuar një operacion bastisjeje, me ç’rast kanë arritur të arrestojnë disa persona dhe të konfiskojnë edhe mall të kontrabanduar.
Këtë për gazetametro.net e kanë konfirmuar burime të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Siç thonë burimet, ka të arrestuar, por akoma nuk është raportuar numri i saktë i tyre. Gjithashtu, policia ende nuk jep detaje për mallrat që ka konfiskuar.
Një operacion i ngjashëm Dogana e Policia e kanë realizuar edhe në Malishevë, e që lidhet po me kontrabandim./gazetametro.net