Loading…

Aksion i madh i Policisë, konfiskohet rreth 16 kg drogë dhe kapen 33 pajisje për prodhimin e kriptovalutave  

  • 01/12/2021 | 22:58

Aksion i madh i Policisë, konfiskohet rreth 16 kg drogë dhe kapen 33 pajisje për prodhimin e kriptovalutave  

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se sot ka zhvilluar një aksion antidrogë i cili është shtrirë në disa lokacione, shkruan Gazeta Metro.


Sipas komunikatës, Policia e Kosovës ka vendosur nën pranga dy persona për transportim të substancave narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë.

Në aksion janë konfiskuar 16 kilogramë drogë dhe janë kapur 33 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Pas arrestimit të tyre dhe marrjes në pyetje është vazhduar tutje me procedurat tjera juridike nga ana e organeve shtetërore në drejtim të tyre.

Komunikata e plotë e Policisë:

“Policia e Kosovës, njësia rajonale e antidrogës në Prishtinë, në vazhdën e hetimit të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi” sot me datë 01.12.2021, në koordinim me prokurorinë e krimeve të rënda Prishtinë kanë realizuar një operacion policor ku fillimisht rreth orës 14:50 në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Bresalc pas kërkesës së njësisë së antidrogës, një njësi e trafikut regjional të Gjilanit e ka ndaluar veturën e tipit Audi A6, me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar personi i dyshuar me iniciale (A. K.) mirëpo, pasi që zyrtaret policor i kanë kërkuar që ta hapte bagazhin e veturës, i njëjti me shpejtësi është nisur nga vendi i ndaljes që t’i shmanget arrestimit. Pas punëve hetimore dhe operative të zyrtarëve të antidrogës, personi i njëjtë është arrit të arrestohet në Komunën e Graçanicës, pasi që i njëjti ishte i implikuar në veprën penale të sanksionuar nga neni 267 i kodit penal të RKS-së, së bashku me të dyshuarin e dytë, me iniciale (F.M.) tani më i arrestuar në vendin e ngjarjes në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit. Dy personat e lartcekur me iniciale dyshohen se kanë bërë transportimin e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë. Pas matjeve, substanca narkotike rezulton të jetë me masë 15324.4 gram (pesëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet e katër, katër gram) apo 15.324,4 kg. Me urdhër të autoritetit kompetent është kryer bastisje në banesën e njërit nga të dyshuarit. Dëshmitë/provat relevante si në vijim janë konfiskuar gjatë operacionit policor nga njësia e krim teknikës rajonale Gjilanit. D#1. 15324.4 gram ( 15 kg e 324.4gr.) lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë. D#2. Vetura Audi A6, me targa vendore D#3. Vetura VË-Jetta, me targa vendore D#4. 1 Telefon celular D#6. 170 Euro Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet edhe më tej. Operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan pas hetimeve disa ditore në koordinim me organet e drejtësisë gjatë realizimit të një bastisje dhe kontrolli të një shtëpie janë gjetur tridhjet e tri (33) aparate për prodhimin e kriptovalutave (pajisje elektronike) dhe me rastin është marr Dogana e Kosovës. Në vijim gjeni disa foto të rasteve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Më poshtë keni fotografitë nga aksioni i Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë