Loading…

Aksion i madh i Policisë në Prishtinë: Kontrollon 46 lokale dhe i mbyll disa prej tyre

  • 31/10/2019 | 11:13

Aksion i madh i Policisë në Prishtinë: Kontrollon 46 lokale dhe i mbyll disa prej tyre

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në 46 lokale në Prishtinë, ku ka gjetur armë të ftohta dhe janë mbyllur 10 prej tyre, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar: 46 lokale, ku 10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale.

Janë gjetur armë të ftohta 3 thika, 2 boksa të metalit dhe 1 sprej OC 1. Janë legjitimuar gjithsej 296 persona, 86 meshkuj dhe 210 femra, të cilët në mungesë të lejes së punës dhe qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të tjera.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve
komunalë, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-së, inspektorëve të MTI-së dhe njësive tjera të profilizuara, në kuadër të PK-së, ka realizuar operacionin policor,
duke realizuar kontrolle dhe inspektime rutinore në bare dhe lokale të ndryshme.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar: 46 lokale (10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale).

Janë gjetur armë të ftohta (3 thika), 2 boksa të metalit dhe 1 sprej OC (1). Janë legjitimuar gjithsej 296 persona, 86 meshkuj dhe 210 femra, të cilët në mungesë të lejes së punës dhe qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të tjera.

Ky aktivitet parandalues është implementuar në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha rajonet brenda këtij muaji në intervale të ndryshme kohore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë