Loading…

Aksion i policisë në Pejë: Kapen disa persona për bixhoz, ndër ta 9 femra

  • 14/07/2019 | 12:34

Aksion i policisë në Pejë: Kapen disa persona për bixhoz, ndër ta 9 femra

Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së kaluar ka zhvilluar një aksion kundër lokaleve të bixhozit që shërbejnë në mënyrë ilegale, me ç’rast janë arrestuar disa persona, shkruan Gazeta Metro.


Policia përmes një njoftimi për media bën të ditur se me datën 14 korrik 2019, duke filluar nga ora 01:00, në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019.

Stacioni policor në Deçan së bashku me inspektorët komunal ka verifikuar disa lokale në komunën e Deçanit, gjatë kontrollimit është hasur në një lokal i cili nuk kishte leje e as mbishkrim, në këtë lokal janë hasur 5-(pesë) aparate të lojërave të fatit duke funksionuar dhe një numër i konsideruar i formave rrumbullake të plastikës që shërbejnë për lojën e bixhozit.

Aparatet për lojërat e fatit janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

Gjate këtij aktiviteti nga inspektoret komunal është mbyllur një lokal për arsye se i njëjti nuk posedonte leje përkatëse pune.

Gjithashtu policia ka verifikuar nëntë femra të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal, të njëjtave iu janë sekuestruar dokumentet personale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, të njëjtat procedohen nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të Migracionit.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit, të përkrahur nga Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë