Loading…

Aksion policor në Kaçanik: Sekuestrohen tetë bimë kanabisi

  • 16/06/2026 | 10:46

Aksion policor në Kaçanik: Sekuestrohen tetë bimë kanabisi

Një rast i dyshuar i kultivimit të lëndëve narkotike është evidentuar në Kaçanik, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në rrugën “UÇK”, transmeton Gazeta Metro.


Burime zyrtare bëjnë të ditur se veprimet policore kanë nisur pas pranimit të informacioneve për mbjellje të mundshme të bimëve narkotike. Gjatë bastisjes në pronën e personit të dyshuar, janë gjetur tetë vazo me bimë kanabis, si dhe mjete që shërbenin për kujdesin e tyre.

Të gjitha dëshmitë materiale janë marrë nga organet e rendit, ndërsa me autorizim të Prokurorit të Shtetit është hapur procedura përkatëse hetimore. Pavarësisht rastit, personi i dyshuar nuk është ndaluar.

“Pas pranimit të informatës për kultivim të narkotikëve, njësitë policore kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 8 vazo me bimë të mbjella kanabis sativa dhe shishe për ujitjen e bimëve. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë