Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me një status në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri, dhe mos koordinimin me aleatët tanë për këtë çështje, shkruan Gazeta Metro.
“Akt antishtetar” e quajti Abdixhiku moskordinimin me aleatët rastin e ndërhyrjes së policisë në veri.
Ai pati edhe disa pyetje.
Kreu i LDK’së kërkoi bashkërendim me aleatët, dhe gjethçka tjetër sipas tij qon në “theqafje”.
Postimi i plotë:
Moskoordinimi me aleatë – në veçanti me SHBA-të – është thejsht akt antishtetar.
Kujt i shërben kjo politikë?
Kujt i shërben një Kryeministër si ky?
Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë.
Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!