Loading…

Aktakuzat e Speciales ngriten në qershor

  • 08/02/2017 | 08:57

Aktakuzat e Speciales ngriten në qershor

Dje edhe zyrtarisht janë emëruar 19 gjykatësit e Gjykatës Speciale për Kosovën, e cila pritet t’i hetojë krimet e supozuara të UÇK-së.

Tani akuzat e para pritet të ngrihen brenda katër muajve.

Presidentja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, është zotuar për administrim të drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase

Shefja e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulo, ka emëruar dje edhe zyrtarisht 19 gjykatës në regjistrin e gjykatësve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara.

Këto emërime Papadopoulo i ka bërë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Përzgjedhës të Pavarur. Aty përfshihen posti i nënkryetarit dhe postet e katër gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Zëri.

Gjykatësit e emëruar do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e Dhomave të Specializuara vetëm me kërkesë të kryetarit për ushtrimin e detyrave që diktojnë praninë e tyre. Kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, me këtë rast ka thënë se secili prej gjykatësve do të japë një kontribut të shquar në realizimin e mandatit në administrimin e drejtësisë në mënyrë të drejtë dhe efikase. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë