Loading…

Aktakuzë kundër 21 personave për organizim të grupit kriminal

  • 01/12/2016 | 13:30

Aktakuzë kundër 21 personave për organizim të grupit kriminal

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, bën të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër njëzetenjë (21) të pandehurve. Sipas aktakuzës, 21 personat akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal.

“Sipas aktakuzës 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2, tregtia e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 paragrafi 3. Të gjitha lidhur me nenin 31, si dhe për armë mbajtje nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, shkruan komunikata.

Rasti në fjalë është nga lëndët e shenjëstruara, ndërsa, Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  thuhet në  komunikatë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë