Loading…

Aktakuzë kundër ministrit Dalibor Jevtiq dhe dy zyrtarëve tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

  • 15/03/2017 | 16:12

Aktakuzë kundër ministrit Dalibor Jevtiq dhe dy zyrtarëve tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq dhe N.S dhe M.P, njëri sekretar i përgjithshëm si dhe njëri drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie, pasi që dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit D.J., N.S. dhe M.P., në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojnë dëme Ministrisë përkatëse.

“I pandehuri D.J., në kundërshtim me nenin 16 të Udhëzimit Administrativ nr.03/2008 për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka nxjerr vendimin me nr.172/2 të datës 11.02.2014, me të cilin i jep në shfrytëzim të përhershëm të një (1) automjeti zyrtar pronë e Ministrisë një kompanie private, përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë komuna e Graçanicës”.

“Ndërkaq, i pandehuri N.S, si person përgjegjës për menaxhimin e pasurisë se kësaj Ministrie duke e ditur se një vendim i tillë është i kundërligjshëm ai pajtohet me një veprim të tillë dhe urdhëron zyrën ligjore të kësaj Ministrie që të përpiloj kontratën (marrëveshjen) mbi dhënien e automjetit në shfrytëzim të përhershëm Radio KIM TV-Centar me seli në Çagllavicë”.

“I pandehuri i tretë, M.P. si person përgjegjës në departamentin e administratës dhe financave në këtë Ministri, duke nënshkruar kontratën me nr.172/2 të datës 11.02.2014 në mes të ministrisë dhe Radio KIM TV- Centar me seli ne Çagllavicë duke dhënë në shfrytëzim të përhershëm automjetin e përmendur zyrtar”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë