Loading…

Aktakuzë ndaj drejtorit të Komunës për vdekjen e Xheneta Gashit

  • 13/07/2017 | 17:43

Aktakuzë ndaj drejtorit të Komunës për vdekjen e Xheneta Gashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Bedrija Ejupagiq, drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, për rastin e vdekjes tragjike të Xheneta Gashit vitin e kaluar kur një shtëpi u shemb në rrugën “Marin Barleti”, në Prizren.


“Sipas aktakuzës, i akuzuari B.E., në cilësi të personit përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, përkatësisht drejtor i Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, nga pakujdesia nuk ka ndërmarr masat për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse përreth shtëpive para shembjes, në rrugën ‘Marin Barleti’ në Prizren për të evituar rrezikun, në atë mënyrë që me datë 06.06.2016, rreth orës 15:30 minuta., fëmija Xh.G., e lindur me datë 07.08.2012 derisa ishte duke luajtur në rrugë nga shembja e shtëpisë pëson plagë në kokë dhe në trup, ashtu që  nga plagët e marra ndërron jetë”, shpjegohet në njoftimin e prokurorisë.

“Me këto veprime i akuzuari B.E., ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mos evitimi i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1 të KP-ës”, thuhet më tutje aty.

Prokuroria kishte nisur hetimet edhe për dy zyrtarë të tjerë me inicialet, N.K., B.B., por aktakuza është ngritur vetëm për B.E.

Ndryshe, Xheneta Gashi më 7 gusht të vitit 2012 ishte duke luajtur në rrugën Marin Barleti të Prizrenit, kur një shtëpi ku po kryheshin punime u shemb për t’ia marrë jetën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë