Loading…

Aktakuzë ndaj katër personave që keqpërdorën fondet e Asociacionit të Gazetarëve

  • 03/11/2019 | 22:35

Aktakuzë ndaj katër personave që keqpërdorën fondet e Asociacionit të Gazetarëve

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për keqpërdorim e fondeve të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), transmeton Gazeta Metro.


Kjo masë është ndërmarrë nga Prokuroria pas kallëzimit penal të ngritur nga vetë Bordi i AGK’së për personat të cilët keqpërdorën pozitën zyrtare derisa kishin mandate në periudhën janar 2016 – korrik 2018.

Këtë e ka deklaruar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore, e cila tha se të dyshuarit paditen për këtë vepër penale të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 01.10.2019, ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, ka deklaruar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore për ‘Sinjalin’.

Ndërsa, identinteti i personave të dyshuar nuk është bërë e ditur, mirëpo nëse vërtetohet fajësia e tyre, të paditurit rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Bordi i AGK’së, atëkohë do të niste këtë rast te organet te organet e drejtësisë duke kërkuar bashkëpunim për luftimin e dukurive negative me qëllim të ruajtjes së imazhit të kësaj organizate.

“Bashkëpunimi me organet e drejtësisë dhe luftimi i dukurive negative brenda organizatës është e vetmja rrugë , me qëllim të ruajtjes së reputacionit dhe imazhit të organizatës të ndërtuar me shumë mund prej vitesh”, thuhej në reagimin e Bordit të AGK-së.

Mirëpo, rasti nuk kishte arritur të procedohej në organet e drejtësisë për shkak të mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të kësaj organizate. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë