Loading…

Aktakuzë ndaj shefit të prokurimit në Prizren: Zihet duke bërë dallavere në një kontratë mbi 350 mijë euro

  • 21/05/2019 | 09:32

Aktakuzë ndaj shefit të prokurimit në Prizren: Zihet duke bërë dallavere në një kontratë mbi 350 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj një personi i cili punonte si shef i zyrës së prokurimit po në këtë komunë, transmeton Gazeta Metro.


Personi i cili po punonte si shef i zyrës së prokurimit në Prizren po dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare të punës gjatë një viti, kështu ai për qëllime të përfitimeve personale ka lejuar implementimin e një kontrate që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka shpallur nule ose jo ekzistente, njofton Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Në këtë mënyrë, i pandehuri vepron në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe me dispozitat e Ligjit mbi Financat Publike, duke i mundësuar Operatorit ekonomik zbatimin e një kontrate jo ekzistente në vlerë prej 358,039.06 euro, nga e cila kontratë deri me datën e kryerjes së ekspertizës janë realizuar punë në vlerë prej 163,254.72 euro.

Ky është njoftimi i plotë:

Prizren, 21 maj 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet I.O., në cilësi të personit zyrtar si Shef i zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri I.O., prej muajit maj 2017 e në vijim deri në muajin maj të vitit 2018, në cilësi të personit zyrtar si Shef i zyrës së prokurimit në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare, nuk i përmbush kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, me dije shkel ligjin lidhur me detyrat e tij si dhe i tejkalon kompetencat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me dispozitat e ligjit mbi Prokurimin publik, ka lejuar implementimin e një kontrate që Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka shpallur nule ose jo ekzistente.

Në këtë mënyrë, i pandehuri vepron në kundërshtim me dispozitat e Ligjit mbi Prokurimin Publik dhe me dispozitat e Ligjit mbi Financat Publike, duke i mundësuar Operatorit ekonomik zbatimin e një kontrate jo ekzistente në vlerë prej 358,039.06 euro, nga e cila kontratë deri me datën e kryerjes së ekspertizës janë realizuar punë në vlerë prej 163,254.72 euro.

Me këto veprime, i pandehuri I.O., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ nga neni 422, parag. 1 lidhur me parag. 2.1 të KP-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë