Loading…

Aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes arrijnë në Gjykatë

  • 22/02/2018 | 10:21

Aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes arrijnë në Gjykatë

Katër aktivistët e Vetëvendosjes që u dënuan me 21 vjet burg për sulmin në Kuvend janë sjellë në Gjykatë të Apelit ku pritet të shqyrtohet ankesa e mbrojtjes lidhur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë.


Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti janë sjell me duar të lidhura nga qendrat e paraburgimit ndërsa në Gjykatë është edhe e dënuara tjetër Adea Batusha e cila është në liri.

Të katër të akuzuarit, së bashku me tani të ndjerin, Astrit Dehari, akuzoheshin se kryen sulmin në Kuvend në përpjekje për të parandaluar kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit. /gazetametro.net

Eskalon avokati: Aktivistët u dënuan falë një hajni

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë