Loading…

Aktivistët e VV’së e shajnë, fyejnë e linçojnë Ambasadorin Kosnett: Sveçla i kërkon ndihmë Ambasadës Amerikane

  • 26/03/2020 | 17:15

Aktivistët e VV’së e shajnë, fyejnë e linçojnë Ambasadorin Kosnett: Sveçla i kërkon ndihmë Ambasadës Amerikane

Derisa militantët e VV’së sot u aktivizuan për të sharë, fyer e linçuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Ministri i brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla po i kërkon përkrahjen Ambasadës së SHBA’së, shkruan Gazeta Metro.


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar sot me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, këtë e bëri të ditur vet ai përmes një shkrimi në Facebook.

“Sot kam pritur në zyrat e MPBAP-së Shkëlqesinë e Tij z. Philip S. Kosnett, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një takim njoftues.

Me këtë rast falënderova ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA-të në fuqizimin e MPBAP-së dhe kërkova që kjo përkrahje, reflektim i aleancës së shkëlqyer mes vendeve tona, të vazhdojë edhe në të ardhmen. Personalisht e njoftova ambasadorin Kosnett për masat parandaluese që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për përballimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Ambasadori gjithashtu u njoftua për dinamikën dhe ritmin e punës dhe vendimet që janë marrë prej se kam marrë pozitën e u.d. ministrit. Gjithashtu e njoftova ambasadorin Kosnett se në kuadër të kompetencave të mija, kam marrë vendim dhe kam aktivizuar Planin e Reagimit Kombëtar, i cili tashmë është duke funksionuar dhe ku janë të përfshira të gjitha institucionet relevante në Kosovë. Z. Kosnett shprehu mirënjohje për angazhimin e treguar nga policia e Kosovës dhe reaguesit e tjerë të parë në trajtimin e pandemisë që ka përfshirë Kosovën, duke shprehur edhe një herë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim, ndihmë dhe mbështetje, me qëllim të zhvillimit të Republikës të Kosovës”, ka thënë ai.

Sot kam pritur në zyrat e MPBAP-së Shkëlqesinë e Tij z. Philip S. Kosnett, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të…

Posted by Xhelal Sveçla on Thursday, 26 March 2020

Kujtojmë se militantët e VV’së po bëjnë linçim ndaj Ambasadorit Kosnett, në reagimin e tij në Twitter ku tha se është i kënaqur se do të sheh seancën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, aty kanë shpërthyer komentet, fyrjet e deri tek akuzat më të rënda./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
m[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë