Loading…
Aktivisti i VV-së thotë se për partinë e tij 17 shkurti e ktheu Kosovën dy hapa prapa
  • 16/02/2019 | 23:48

Aktivisti i VV-së thotë se për partinë e tij 17 shkurti e ktheu Kosovën dy hapa prapa

Aktivisti I Vetëvendosjes nga Shqipëria ka shkruar për jetën dhe karrierën e tij, transmeton Gazeta Metro.


Abazi thotë se dëshira e tij për t’u anëtarësuar në Vetëvendosje, ka filluar krejt rastësisht kur ai ishte befasuar nga një fjalim i Albin Kurtit në televizion.

Ai më pas thotë se kontaktet e para me organizatën kanë filluar në kohën kur aktivistët nga Kosova po  diskutonin në Tiranë për Pakon e Ahtisarit.

Aktivisti tregon se në vitin 2010 është vendosur në Prishtinë, ndërsa familja e tij jeton në Tiranë.

Duke folur për 17 shkurtin e vitit 2008 kur Kosova shpalli Pavarësinë, Abazi thotë se për Lëvizjen Vetëvendosje ai akt ishte një para, por dy mbrapa.

“Ajo shpallje ka pasur disa probleme. Lëvizja Vetëvendosje e kishte quajtur Pavarësinë, një hap para, dy hapa mbrapa sepse lidheshin me Planin e Ahtisarit dhe decentralizimin mbi baza etnike, që edhe sot po ja shohim sherrin. Atë ditë ishte hedhur një lloj baze që kishte thelluar ndarjen mes shqiptarëve dhe pakicës serbe dhe i ka bërë më tepër të lehtë Beogradit që të ndikojë qoftë politikisht apo ekonomikisht në Kosovë. Ky ka qenë shqetësimi ynë [si Vetëvendosje] për Pavarësinë e Kosovës”, tha ai në RTV Dukagjini.

Për flamurin e shtetit të Kosovës, Abazi ka thënë se atij nuk i ngjallë ndonjë emocion pozitiv apo negativ, por ai flamur, sipas tij, nuk përfaqëson popullin e Kosovës.

“Së paku flamuri duhej të hidhet në votë. Ka shumë argumente se edhe Kosova mund të mbante flamurin Kuq e Zi”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë