Loading…

Aktivisti i VV’së reagon pasi u zgjodh drejtor i RTK’së: Ka qenë ëndërr e imja personale

  • 31/01/2023 | 16:26

Aktivisti i VV’së reagon pasi u zgjodh drejtor i RTK’së: Ka qenë ëndërr e imja personale

Pas zgjedhjes si drejtor i televizionit publik të Kosovës (RTK), ka reaguar Rilind Gërvalla, duke thënë që ka qenë ëndërr e tij personale që të vihet në krye të këtij institucione, derisa kujtojmë që ai ka qenë një ndër militantët më të mëdhenj të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se ka 23 vjet përvojë në RTK dhe se kështë hera e pestë radhazi që konkurron për këtë detyrë.

“Pas një maratone prej 23 vitesh në Radio Televizionin e Kosovës si gazetar, drejtues redaksie i lajmeve ndërkombetare dhe këmbimit të lajmeve në ndërlidhje të RTK-së me organizatat dhe televizionet publike evropiane, sot pas 5 herë radhazi konkurimi të njëpasnjëshëm, u zgjodha Drejtor i Televizionit të RTK-së”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

Gërvalla po cilësohet të jetë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet – dhe ka zëra që televizioni publik tashmë është i kapur.

Gërvalla i quan propagandë siç thotë ai sulmet ndaj tij.

“Pas sulmeve publike të këtyre ditëve, të bazuar në propagandë dhe fabrikim, jam pak i indinjuar, por më shumë i brengosur se në ç’masë kanalet e komunikimit në ditët e sotme arrijnë ta bëjnë ndërmjetësin e interesave të caktuara pa bërë hulumtim të detajuar. Për hir të korrektësisë mediatike, do të më duhet të ndërmarrë rrugë ligjore për të gjitha përpilimet e pasakta në emrin tim”, ka deklaruar ndër tjerash ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë