Loading…

Aktivisti i VV’së u zgjodh drejtor në RTK, Kusari: Kapje e pjesës informative nga partia në pushtet

  • 31/01/2023 | 15:59

Aktivisti i VV’së u zgjodh drejtor në RTK, Kusari: Kapje e pjesës informative nga partia në pushtet

Juristja e medias, Flutura Kusari, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla është zgjedhur drejtor i televizioneve të RTK’së, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka thënë se përzgjedhja e tij si drejtor është një kapje e pjesës informative nga partia në pushtet, teksa shton se ka mbetur thellësisht e zhgënjyer.

”Aktivisti i VV-se, Rilind Gervalla, u votua drejtor i televizionit publik te Kosoves, me tete vota per dhe asnje kunder. Kjo quhet kapje e pjeses informative nga partia ne pushtet. Thellesisht e zhgenjyer qe eshte humbur mundesia per depolitizimin e RTK-se,” ka shkruar ajo.

Ndryshe, Gërvalla është i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, ku ai vetë ka publikuar fotografi në mbështetje të këtij subjekti politik.

Shoqëria civile vazhdimisht ka kërkuar që drejtori i RTK’së të mos jetë partiak ose që ka bindje partiake. /gazetametro.net

Postimi i Flutura Kusarit:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë