Loading…

Aktivisti i VV’së dyshohet të jetë vetëvrarë në burgun e Prizrenit

  • 05/11/2016 | 18:45

Aktivisti i VV’së dyshohet të jetë vetëvrarë në burgun e Prizrenit

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari 26 vjecar, është vetëvrarë në qendrën e paraburgimit në Prizren. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

Nexhmi Krasniqi, komandant rajonal i policisë, i ka thënë mediave, se Dehari kishte konsumuar një sasi medikamentesh në qendrën e paraburgimit, ku edhe kishte rënë në gjendje kome. Ai sipas Krasniqit kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Aktivisti i Vetëvendosjes, bashkë me disa aktivistë të tjerë të kësaj partie ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, më 30 gusht të këtij viti, nën akuzën se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës kishte ndodhur më 6 gusht të këtij viti, derisa Policia e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tij dhe pesë aktivistëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vdekjen e Deharit e ka konfirmuar edhe Vetëvendosje. Përmes një njoftimi për media kjo parti ka bërë të ditur se sot ka humbur jetën tragjikisht aktivisti Dehari. Kjo parti nuk ka dhënë detaje për vdekjen e aktivistit të saj, përvec se kanë thënë se ai ishte një hero dhe si i tillë edhe do të përcillet për në banesën e tij të fundit.

Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku sipas tyre padrejtësisht po mbahej, për 67 ditë Astrit Dehari. Ata kërkuan lirimin e aktivistit të lëvizjes së tyre.

Sikurse Astriti, rreth dy vite më parë, vetëvrasje kishte kryer edhe vëllai i tij Arbënori, edhe ky aktivist i Vetëvendosjes. Ai ishte hedhur nga kati i 6-të i banesës së tij në lagjen Mati I në Prishtinë, ku edhe kishte gjetur vdekjen. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë