Loading…

Aktivistja e LDK’së rrëfen tmerrin: U kërcënova me vrasje dhe u përcjella nga disa makina natën

  • 23/06/2019 | 22:33

Aktivistja e LDK’së rrëfen tmerrin: U kërcënova me vrasje dhe u përcjella nga disa makina natën

Ajo ishte dikur veç aktiviste e rinisë së LDK-së, por rritja e ambicieve e kishte përplasur direkt me Vrajollin.

“Nuk e kemi pasur emrin konkret se a do të jem unë apo dikush i grupit tonë, ka qenë e papërcaktuar”, ka thënë Avdiu.

Aktivistja ka treguar për punë në terren dhe mos njohjen e kryetarit të degës nga simpatizantët e LDK-së.

“Kur jemi dalë në terren na kanë bërë pyetje; pse a ka LDK-ja kryetar në Matiqan?. Banorët nuk kanë informata, na kanë pyet kush është dhe çfarë shkollë ka përfunduar”, ka shtuar Avdiu.

Ajo ka treguar se cili ka qenë hapi parë që këta njërëz e kanë kërcënuar dhe në çfarë mënyre.

Këtu mund ta gjeni dokumentarin e plotë.

“ Unë qytetarëve ju kam dhënë informata të sakta, për kryetarin që e ka të përfunduar vetëm shkollën e mesme. Ai ka fillu me kërcënu që prej 6 Majit, ka ardh në shtëpi tek prindërit më ka kërcënuar ju ka thënë ndaleni vajzën ose keni me mbet pa vajzë”, ka thënë aktivistja e LDK-së.

Ajo thotë se tutje pos kërcënimeve, ka pasur edhe momente kur njerëz të Vrajollit e kanë përcjellë me veturë. Por, asnjë rast nuk e ka denoncuar në polici, duke u arsyetuar se e ka mbrojtur partinë. Por, një ofendim publik që i ishte bërë asaj nga, për çudi, Kryetari i AAK-së në në emër të kryetarit të LDK-së, ishte i neveritshëm.

“ Një vazjë rebele që po don me shkatërru gjithçka, kërcënim në Facebook përmes Shukri Bekteshit i cili ka shkru nese nuk ta mbush syrin ta mbush biren”, ka thënë Avdiu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë