Një prokuror turk ka ngritur akuzë kundër aktores veterane turke Nilüfer Aydan për ofendimin e pretenduar të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan që ajo i kishte bërë në rrjete sociale, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportit të gazetës turke Cumhuriet të martën Aydan mund të përballet me 4 vite dhe 8 muaj burgim për shkak të postimeve të saj në rrjete sociale gjatë periudhës 2016-2018.
Ofendimi i presidentit turk është krim sipas nenit 299 të kodit penal të Turqisë dhe ka dënimin maksimal prej 4 vitesh burgim.
Hetimet dhe dënimet sipas nenit 299 janë rritur ndjeshëm në Turqi që prej se Erdogan hyri në zyrë si president në vitin 2014.
Gjatë seancë dëgjimore këtë të martë, aktorja turke Aydan kishte mohuar akuzat.
“Nuk mendoj se presidenti do të ngritë padi kur po ndodhin aq shumë ngjarje në botë, përfshi pandeminë” tha Aydan dhe shtoi. “Unë kërkoj lirimin.”
Përkundër bindjeve të aktores veterane presidenti turk Erdogan është dëshmuar të jetë i ndjeshëm sa i përket fyerjeve ndaj personit të tij dhe vetëm në vitin 2019 në Turqi janë dënuar për ofendim të tij 3831 persona janë dënuar.
36066 njerëz ishin hetuar për këtë shkelje, derisa 12298 prej tyre, përfshi 318 adoleshentë janë përballë me akuza./gazetametro.net