Loading…

Aktori Belliu dhe bashkëshortja e tij varrosen sot

  • 10/08/2022 | 09:21

Aktori Belliu dhe bashkëshortja e tij varrosen sot

Çifti i shqiptarëve që humbën jetën në SHBA pak ditë më parë, do të përcillen sot për në banesën e fundit.


Ceremonia mortore për aktorin Florind Belliu dhe bashkëshorten e tij Ornela Shehini, do të organizohet nga komuniteti shqiptar në New York.

Njoftimi:

Më 10 Gusht 2022 nga ora 14:00 – 21:00 në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjerë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.

Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.

Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell./ Gazet Dielli

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë