Artistja Alketa Xhafa – Mripa, ka hapur instalacionin e saj “Refugees Welcome” në Tabacco Dock, Londër, ku këtë instalacion e ka vizituar edhe aktori britanik Bill Nighy
Instilacioni “Refugees Welcome” tenton të shqyrtojë solidaritetin ndaj refugjatëve në Angli në vitet 90-të, diçka që vetë artistja e ka përjetuar, duke nxjerrë paralele me realitetin, shkrun Gazeta Metro.
Aktori britanik William Francis i njour si Bill Nighy e ka nderuar artisten shqiptare me pjesëmarrjen e tij në instalacionin “Refugees Welcome”.
Kjo ngjarje që zgjatë vetëm katër ditë pritet të vizitohet nga 2500 persona, ndërsa në internet audienca e transmetimit të drejtpërdrejt shkon deri në 27 milion persona.
E lindur në Pejë, Alketa Xhafa Mripa, pas përfundimit të shkollës së mesme shkoi në Londër, ku dhe ka studiuar për Arte të Bukura dhe Histori të Artit. Shumë ekspozita të saj janë shfaqur në Florence, Londër, Slloveni etj. /gazetametro.net