Kuvendi i Kosovës me mëngjes filloi seancën, e në kohën për debat ka ndodhur një moment mjaft interesant.
Deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, aktor e që është më i moshuari në Kuvend i bëri të gjithë të qeshnin.
Imitoi Kadri Veselin dhe i kërkoi të lexonte më ngadalë, e Veseli u pajtua me të.
Të qeshurat nuk patën të ndalur në Kuvend.
“…………….epo fola sikur je kryetar, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë. Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj”, ka deklaruar Mikullovci.
“Unë jam i gëzuar, se u frikësova fillimisht mos nuk je mirë, por ma bane me dije që unë nuk qenkam mirë. Faleminderit shumë. Ke të drejtë plotësisht, do të shkoj më ngadalë”, ka deklaruar Veseli, e për disa çaste nuk mundi të vazhdonte, teksa për disa minuta nuk mundi ta ndal gazin.