Loading…

Aktori i njohur dënohet me 50 vjet burgim

  • 19/10/2022 | 12:30

Aktori i njohur dënohet me 50 vjet burgim

Kaalan Walker, i njohur më së shumti për rolin në filmin “Superfly” të vitit 2018, është dënuar me 50 vjet deri në burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj shtatë personave, tre prej të cilëve ishin të mitur. Gjykata e shpalli fajtor 27 vjeçarin në prill për tre akuza.


Ai u shpall fajtor për përdhunim me forcë, një akuzë për kontakt të pahijshëm seksual me një të mitur, dy akuza për përdhunim të një personi që ishte në gjendje të dehur.

Duke filluar nga viti 2013, Walker përdori Instagramin dhe Twitterin për të kontaktuar gratë, duke përfshirë modelet aspirante.

Ai u premtonte atyre mundësi për punë profesionale dhe për të takuar të famshëm. Gjatë një periudhe dyvjeçare, ai i merrte dhe më pas i sulmonte seksualisht.

Walker bëri debutimin e tij në film në Kings, me Halle Berry dhe Daniel Craig, përpara se të merrte një rol në SuperFly.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë