Loading…

Aktori i njohur do ta drejtojë seancën e parë të Kuvendit të Kosovës (Foto)

  • 29/06/2017 | 18:25

Aktori i njohur do ta drejtojë seancën e parë të Kuvendit të Kosovës (Foto)

Adem Mikullovci do të jetë deputeti më i moshuar në Kuvendin e Kosovës.


Aktori që para 11 qershorit iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar një ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit, duke grumbulluar 12 mijë e 641 vota.

Aktori i njohur nga Vushtrria, Adem Mikullovci, do të ketë rastin që në mandatin e tij të parë si deputet i Kuvendit të Republikës se Kosovës, ta drejtojë të paktën një seancë të saj.

Kjo, pasi Mikullovci është deputeti më i moshuar i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës dhe i takon që ta kryesojë seancën e konstituimit të legjislaturës së re.

Deputeti 78 vjeçar i VV’së, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ’ja ka marrë 12 mijë e 641 vota në gjithë Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Rrjedhimisht, emri i tij figuron në mesin e më të votuarve në partinë e Albin Kurtit, ani pse artisti kosovar iu bashkua VV’së më pak se një muaj para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Adem Mikullovci i lindur në vitin 1939 në Vushtrri, ka qenë në mesin e deputetëve të cilët në vitin 1990 kishin shpallur Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut.

Në legjislaturën e fundit të Kuvendit, që u shpërbë në maj të këtij viti, deputetja më e vjetër për nga mosha ishte Flora Brovina e PDK’së. Megjithatë, Brovina e cila ka fituar po ashtu, serish, ulëse në Kuvend, është 10 vite më e re se Mikullovci.

Deputetja e PDK’së me 7544 vota, Flora Brovina ka lindur më 1949 në Skenderaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë