Loading…

Aktori i njohur ia hedh fajin Alec Baldwin për incidentit tragjik në shesh xhirim të filmit ‘Rust’

  • 27/10/2021 | 17:09

Aktori i njohur ia hedh fajin Alec Baldwin për incidentit tragjik në shesh xhirim të filmit ‘Rust’

Së fundmi aktori Ian Hudson ka reaguar ndaj vdekjes aksidentale të kineastes Halina Hutchins.


Aktori  shpjegoi se gjatë xhirimeve të filmit, të gjithë anëtarët e kastit kontrollonin armët e tyre para çdo skene për t’u siguruar që ishte bosh.Sipas tij, i vetmi që nuk e kontrolloi armën ishte Alec Baldwin.

“Të gjithë aktorët, që janë edhe më me përvojë se unë, kontrolluan të gjithë armët. Baldwin ishte i vetmi që u mbështet te asistenti i regjisorit, Dave Halls, i cili e siguroi atë se nuk kishte plumba.Nuk jam ndjerë i sigurt, kishte kaq shumë armë në shesh dhe asnjë mbrojtje për aktorët, përveç pajisjeve, ” deklaroi Hudson.

Alec qëlloi me armë zjarri dhe vrau aksidentalisht Hutchins  si dhe plagosi regjisorin në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico.

Kujtojmë se aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një Western të shekullit të 19-të.

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë