Loading…
Aktori i ‘Terminatorit’ kryen vetëvrasje, hidhet nga ura
  • 15/05/2019 | 17:53

Aktori i ‘Terminatorit’ kryen vetëvrasje, hidhet nga ura

Salvation Isaac Kappy, aktori i filmit ‘Thor’ dhe ‘Terminator’, është vetëvrarë duke u hedhur  nga një urë në Arizona, trasnmeton Gazeta Metro.


Sipas Bart Graves, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës, 42 vjeçari  u hodh nga Ura “Transwestern Road” në Interstate 40 ku gjeti vdekje të menjëhershme.

Para se të merrte vendimin ai kishte postuar një deklaratë të gjatë në “Instagram” ku shkroi: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë” dhe “kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin mua”.

Ai ka qenë në akuzë për sulm ndaj vajzës së Michael Jackson, Paris. Mes të tjerash në shënimin e tij ai shkruante: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë. Në të vërtetë, unë kam qenë një djalë shumë i keq gjatë gjithë jetës sime”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë