Loading…
Aktori Safqiu ndryshon deklaratat: Tani e pranon së është arrestuar
  • 23/03/2019 | 21:49

Aktori Safqiu ndryshon deklaratat: Tani e pranon së është arrestuar

Gjatë ditës se sotme mediat kosovare kanë raportuar se ishte arrestuar aktori i njohur, Mensur Safqiu. E si e do zakoni, ai njëherë e mohoi këtë duke deklaruar se ka qenë skenë e një filmi, por me vonë i ndyshoi deklaratat, transmeton Gazeta Metro.


Safqiu për lajmin lidhur me arrestimin e tij kishte thënë se është i pavërtetë dhe se ai ishte duke xhiruar një film me skena të arrestimit.

Por, poicia për kallxo.com ka njoftuar se aktori në fakt ishte shoqëruar në polici.

“Ai gjatë ditës së sotme ka krijuar një aksident dhe zyrtarët policor pasi që nuk e kanë parë në gjendje të rregullt e kanë shoqëriar në polici ku më pas ëshyë liruar në procedurë të rregullt”,tha komandanti i stacionit jugu në Prishtinë Gani Berisha

Më vonë edhe vet aktori për kallxo.com e ka pranuar se ishte shoqëruar në polici pasi njëherë e kishte mohuar.

“Më kanë ndodhe dy gjëra sot. Nuk më kanë arrestu. Krejt esenca ka qenë që në një parking të Ulpianës jam aksidentuar shumë pak me një veturë tjetër pasi qe kam qenë për ngut duke shkuar në vendin tjetër ku pritej të vazhdonin xhirimet. Me personin në veturën që u aksidentuam pak nuk arritëm të mirreshim vesh. Kam qenë në stacion për të dhënë deklaratën dhe jam liruar, por nuk kam qenë i arrestuar. Vetëm kam ndjekur procedurat policore dhe aq. Por po e theksoj kam pasur dy ngjarje sot edhe atë të arrestimit i cili ka qenë pjesë e xhirimeve”, tha Safqiu./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë