Loading…

Aktori serb që luajti Edi Ramën, në shqip për protestat në Shqipëri: Vëllezër dhe motra shqiptare, bëhuni të fortë!

  • 05/11/2026 | 11:41

Aktori serb që luajti Edi Ramën, në shqip për protestat në Shqipëri: Vëllezër dhe motra shqiptare, bëhuni të fortë!

Sergej Trifunović, njëri prej përkrahësve më të zëshëm të studentëve në Serbi dhe ish-kryetar i Partisë së Qytetarëve të Lirë, ka shprehur solidaritetin e tij me protestat e studentëve në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.


Aktori serb, i cili në të kaluarën kishte interpretuar edhe rolin e kryeministrit Edi Rama në një emision humoristik, u është drejtuar shqiptarëve me një mesazh në gjuhën shqipe. Aktori i njohur serb, Sergej Trifunović, ka publikuar në Instagram një mesazh në gjuhën shqipe, përmes të cilit ka shprehur mbështetjen e tij për protestat e studentëve në Shqipëri

“Vëllezër dhe motra shqiptare, bëhuni të fortë! Ne jemi të gjithë me ju!”, ka shkruar Trifunović në postimin e tij, të shoqëruar me simbole të zemrës, flakës dhe grushtit të ngritur.

Mesazhi i aktorit serb vjen në një kohë kur protestat studentore në Shqipëri kanë marrë vëmendje të madhe publike, ndërsa përkrahja e tij është veçanërisht interesante për shkak të qëndrimeve që ai ka mbajtur ndër vite në Serbi. Trifunović është njëri prej përkrahësve më të zëshëm të protestave të studentëve serbë kundër pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ai ka qenë gjithashtu kryetar i Partisë së Qytetarëve të Lirë (PSG), një subjekt politik opozitar në Serbi, i cili angazhohet për vlera demokratike dhe të drejtat e qytetarëve. Aktori që parodizoi Edi Ramën

Një tjetër detaj që e bën më interesante përkrahjen e Trifunović për shqiptarët është lidhja e tij e mëhershme me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Në vitin 2015, aktori serb kishte interpretuar një version humoristik të Edi Ramës në emisionin satirik “24 minuta sa Zoranom Kesićem”, duke tërhequr vëmendje për ngjashmërinë fizike me kryeministrin shqiptar.

Parodia e tij kishte krijuar simpati edhe nga vetë Rama, duke e bërë Trifunović një figurë të njohur edhe përtej publikut serb. Kësaj radhe, aktori serb ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt në gjuhën shqipe, duke u dërguar një mesazh solidariteti studentëve dhe protestuesve në Shqipëri. “Ne jemi të gjithë me ju!”, është mesazhi i Trifunović, i cili përmes këtij postimi ka shprehur mbështetjen e tij për protestat në Shqipëri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë