Loading…

Aktori shqiptar tregon tmerrin që përjetoi ai dhe familja gjatë tërmetit

  • 03/12/2019 | 21:54

Aktori shqiptar tregon tmerrin që përjetoi ai dhe familja gjatë tërmetit

Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin e pasdites ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Ai ka rrëfyer në studio se si e përjetoi familja e tij tërmetin e datën 26, ku ndër të tjera theksoi se ishte diçka që i tronditi shumë të gjithë.


Binaj shtoi se ai që ishte trembur më shumë nga ai moment i vështirë, ishte djali i tij i vogël, pasi në atë moment mungesa e menjëhershme e dritave kishte shkaktuar edhe më shumë panik në shtëpi. Flori tregoi se menjëherë së bashku me partneren kanë qenë duke ju drejtuar fëmijëve, duke u përpjekur të bënin dritë me telefonat në duar.

Ai theksoi se personat më të prekur nga e gjithë kjo ngjarje, janë fëmijët të cilët janë dëmtuar psikologjikisht. Flori shtoi se është e rëndësishme që fëmijët mos t’i ndjekin lajmet në televizor, por të shohin programe për fëmijë dhe kukulla.

Binaj kishte nisur njëherazi një nismë së bashku me shokun e tij, për ndërtimin e disa shtëpive prej druri, të cilat do t’i vijnë në ndihmë të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti, teksa presin që shtëpitë e tyre të mëparshme të rregullohen dhe sistemohen.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë