Loading…

Aktori turk me 4.3 milionë euro prona në Stamboll, investime marramendëse edhe në Dubai

  • 03/03/2026 | 16:00

Aktori turk me  4.3 milionë euro prona në Stamboll, investime marramendëse edhe në Dubai

Pas raportimeve se pasuria e tij ka tejkaluar shifrën e 29 milionë eurove, investimet e aktorit turk Burak Özçivit kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave. I njohur për publikun shqiptar për rolin e “Osmanit” në serialin historik Kuruluş, aktori duket se po ndjek një strategji të qartë zgjerimi në fushën e pasurive të paluajtshme.


Pas blerjes së një vile luksoze me 11 dhoma në Abu Dhabi dhe tre apartamenteve në rezidenca të ndryshme në Dubai, së fundmi është zbuluar edhe një tjetër investim i rëndësishëm në Turqi.

Burime pranë mediave turke bëjnë me dije se Özçivit ka blerë rreth 30 apartamente në zonën Eyüpsultan të Stamboll. Për këtë investim, aktori raportohet të ketë shpenzuar rreth 4.3 milionë euro, duke bashkëpunuar me një agjent të vetëm imobiliar.

Investimet e shumta në pasuri të paluajtshme duket se konfirmojnë orientimin e aktorit drejt krijimit të një portofoli të qëndrueshëm financiar, duke u fokusuar në tregjet më të kërkuara dhe me potencial të lartë zhvillimi në rajon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë