Loading…

Aktori turk ngre padi kundër ish-gruas: Po ma shkatërron jetën

  • 03/05/2021 | 20:49

Aktori turk ngre padi kundër ish-gruas: Po ma shkatërron jetën

Disa herë ata u përpoqën të mohonin akuzat për divorc – por pa sukses.


Martesa e aktorit 48-vjeçar Ozcan Deniz dhe bashkëshortes së tij, 28-vjeçare Feyze Aktan, nuk i mbijetoi stuhisë, kështu që çifti u divorcua një vit më parë, pas vetëm 15 muaj martese.

Dashuria dikur e madhe mori epilogun e saj në gjykatë disa muaj më parë. Feyze paditi yllin e ‘Nusja nga Stamboll’ për abuzim fizik, dhe nëse gjykata e shpall atë fajtor, ai mund të ‘shërbejë’ 13 vjet e gjysmë burg.

Nga ana tjetër, Ozcan e akuzon Feyze se nuk ka qenë kurrë nënë e mirë për djalin e tyre dy-vjeçar Kuzey.

Motra e Ozcan, Sibel Semirci, gjithashtu iu bashkua historisë, duke mbrojtur vëllain e saj dhe ‘pështyrë’ ish-kunatën e saj.

Por nuk është ky fundi. Disa ditë më parë, tensionet midis Ozcan dhe ish-gruas së tij “dhuna dhe kujdestaria” vazhdojnë. Aktori dhe këngëtari i njohur shkoi në gjykatë Çanizlayan ku ai ngriti një kallëzim penal kundër Feyze. Ai pretendon se ish-gruaja e tij nuk e lejoi atë të shihte djalin e tij Kuzey dhe as nuk e lejoi të dëgjohej në telefon.

“Unë e shoh djalin tim katër herë në muaj. Kjo nuk është e mjaftueshme për mua ose djalin tim. Unë nuk kam dëgjuar prej tij për dhjetë ditë. Sot është datëlindja e tij, dhe unë nuk mund ta shoh as ta dëgjoj. Unë kërkoj që gjykata të më caktojë kujdestarinë absolute të tij. Po shkatërron jetën time, nuk mund ta bëj më këtë”, ka thënë Ozcan në prokurori.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë