Aktorja e njohur nga seria “Game of Thrones”, Emilia Clarke, 32-vjeçare, që luan rolin e Nënës së Dragonjve, ka folur për problemet në tru nga seriali, transmeton Gazeta Metro.
Clarke, ka treguar se ka vuajtur nga aneriorizmi në vitet e para të serisë sa ishte e bindur se do të vdiste.
Aktorja britanike ka thënë se aneriorizmi i parë ndodhi në vitin 2011 në moshën 24-vjeçare, ndërsa i dyti ndodhi në vitin 2013 kur përfundoi xhirimet e sezonit të tretë të serisë.
Këto i ka treguar në një shkrim që është publikuar pak para transmetimit të sezonit të fundit të serisë shumë të pëlqyer “Game of Thrones”, e cila do ta shënojë premierën më 14 prill, në kanalin HBO.
Aneriorizmi është fryrja e enëve të gjakut që mund të jetë vdekjeprurëse në rast se shpërthejnë. Kur është kthyer për xhirimet e sezonit të dytë, Clarke ka shkruar se shpesh ndihej e lodhur dhe se frikësohej se do të vdiste./gazetametro.net