Loading…
Aktorja e ‘Game of Thrones’ rrëfen sakrificat e rolit: Nuk laja flokët për vite, ishte e shpifur |PAMJE
  • 20/01/2019 | 17:26

Aktorja e ‘Game of Thrones’ rrëfen sakrificat e rolit: Nuk laja flokët për vite, ishte e shpifur |PAMJE

Sakrificat e aktorëve të njohur për t’u përshtatur me rolet në filma janë të mëdha.


Sophie Turner është aktorja e fashme e serialit “Game of Thrones”. Në një intervistë për ‘InStyle’, ajo ka rrëfyer ndër të tjera dhe një nga sakrificat më të mëdha që ka bërë për karrierën e saj.

“Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur.

Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm”, ka treguar Sophie.

Kujtojmë se seriali “Game of Thrones” do të fillojë shumë shpejt me sezonin e tij më të ri. Ndjekësit në rrjetet sociale shprehen shumë entuziastë, në lidhje me këtë fakt.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë