Modelja dhe aktorja daneze Brigitte Nielsen, e cila tashmë ka 58 vjet, është nënë e pesë fëmijëve dhe lindi fëmijën e saj të fundit, vajzën Frida, në moshën 55 vjeçe, dhe ky është fëmija i saj i parë me burrin Matthias Desi, transmeton Gazeta Metro.
Për vite ajo ishte mjaft prezentë në mediat për shkak të martesës së saj me Sylvester Stallone dhe jetës së saj të dashurisë në përgjithësi. Përkatësisht, Brigitte u fejua me Sylvester Stallone gjatë xhirimeve të “Rocky 4″. Çifti u martua më 15 dhjetor 1985 në Beverly Hills të Californias. Martesa zgjati 19 muaj dhe divorci ndodhi në 1987. Me kalimin e viteve, ajo ka qenë në tabloide për shkak të zgjedhjeve të saj në partner.
Ajo është përpjekur të ketë një fëmijë për një kohë të gjatë, madje edhe 10 vjet me fekondim artificial. Edhe pse vlerësohet se shanset janë 2.5% të moshës së saj, ajo prapë arriti të mbetet shtatzënë dhe të lindë në moshën 55 -vjeçare.
“Kjo është një lojë shumë e shtrenjtë në të cilën mund të fitosh, por edhe të mos fitosh. Shumë ilaçe, hormone, shumë vuajtje në mënyrë që më në fund dikush t’ju telefonojë dhe t’ju thotë – më falni, nuk jeni shtatzënë. Mjekët më dhanë vetëm një mundësi prej 3 deri në 4 përqind për të mbetur shtatzënë. Unë nuk kisha shumë vezë, por kishte mjaft. Nuk mendoja se do të vendosja të mbetesha shtatzënë pas 42 vjetësh. Kishte shumë zhgënjime. Edhe pse jeni realistë sepse e dini sa vjeç jeni dhe se shanset janë kundër jush, mos u dorëzoni”, tha Brigitte.
View this post on Instagram
Brigitte dhe Matthias së fundmi festuan ditëlindjen e tretë të vajzës së tyre Frida. Nëna krenare postoi një fotografi familjare në Instagram.
Në mediat sociale, 95% e njerëzve do t’ju urojnë për datëlindjen e fëmijës suaj. Ajo do të jetë e lumtur sepse edhe ti je e lumtur, por gjithmonë ka nga ata që do të shkruajnë: Si guxon, ti je gjyshe.; Ju do të vdisni para se ajo të rritet”, shtoi aktorja.
Komente të shumta kritikuese u drejtuan drejt saj dhe kjo e bëri aktoren edhe të reagoj për vendimet që i ka marrë ajo në jetën private.
Brigitte gjeti lumturinë me të dashurin e saj më të ri Mattia Desi, i cili është 15 vjet më i ri se ajo. Aktorja pranoi se për shkak të burrit të saj më të ri ajo bëri edhe ndërhyrje plastike./gazetametro.net
View this post on Instagram